NFT-të së shpejti do të jenë në gjendje t’i shfaqin në Instagram. Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, konfirmoi në një postim se kompania po teston NFT-të në platformë, me “funksionalitet të ngjashëm” së shpejti në Facebook.
Kreu i Instagramit, Adam Mosseri tha në një video se një grup i vogël përdoruesish amerikanë do të kenë aftësinë për të shfaqur NFT-të. Detajet e NFT shfaqen në mënyrë të ngjashme me profilet dhe produktet e etiketuara dhe emërtohen “koleksione digjitale”. Duke klikuar në etiketë do të shfaqen detaje si emri i krijuesit dhe pronarit.
NFTs on Instagram 🎉
This week we’re beginning to test digital collectibles with a handful of US creators and collectors who will be able to share NFTs on Instagram. There will be no fees associated with posting or sharing a digital collectible on IG.
See you next week! ✌🏼 pic.twitter.com/VuJbMVSBDr
— Adam Mosseri (@mosseri) May 9, 2022
“Dua të pranoj që në fillim se NFT-të dhe teknologjitë e blockchain dhe Web3 më gjerësisht kanë të bëjnë me shpërndarjen e besimit, shpërndarjen e fuqisë,” thotë Mosseri. “Por Instagram është në thelb një platformë e centralizuar, kështu që ka një tension atje”.
NFT-të e krijuara në zinxhirët e bllokut Ethereum dhe Polygon do të mbështeten fillimisht, me Solana dhe Flow së shpejti, sipas zëdhënëses së Meta, Christine Pai. Instagram nuk është platforma e parë që e bën këtë: në janar, Twitter prezantoi NFT-të në platformë si fotografi të profilit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit