Lajme

Inspektori i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura


Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala

Për herë të parë Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Edhe pse hera e parë për Shalën, ky raportim është duke u mbajtur me dyer të mbyllura për media.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, ka sqaruar se edhe në të kaluarën kishin bërë përpjekje që të raportohet nga inspektori i përgjithshëm i AKI-së, por që s’kishte pasur kuorum.

“Për shkak të mungesës së kuorumit na u dashtë ta shtyjmë për sot”, ka deklaruar ajo.

Nga komisioni nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohet në Komision, nuk dihet nëse temë do të jetë edhe situata e tensionuar në Veri që nga 26 maji.

Edhe në nëntor, raportimi në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ishte mbajtur me dyer të mbyllura.

Kjo kërkesë kishte ardhur nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, pasi në atë kohë ishte thënë se do të diskutohej për zhvillimet në Veri.

Ndryshe, Kujtim Shala e mori këtë pozitë më 21 dhjetor të 2022-së, ndërsa në të kaluarën ai kishte shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kurse AKI-së ai i është bashkangjitur pas dorëheqjes së Burim Ramadanit nga kjo pozitë.

Ramadani, kishte shërbyer në AKI që nga 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore