Sport

Inigo Martinez dëshiron t’i bashkohet Barcelonës


Mbrojtësi i Athletico Bilbao-s, Inigo Martinez dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, thotë gazeta SPORT.

Martinez, 31 vjeç, ka një kontratë që skadon në vitin 2023, dhe Barcelona tashmë ka ofruar 20 milionë euro për mbrojtësin bask, e cila u refuzua.

Mbrojtësi bask është i lumtur në Bilbao, por ai është i vetëdijshëm se kjo mund të jetë një mundësi që vjen një herë në jetë dhe ai nuk është i gatshëm ta humbasë atë.

Ai iu bashkua Athletico-s nga Real Sociedad në dimrin e 2018 pas largimit të Aymeric Laporte në Manchester City.

Martinez nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare, e cila skadon qershorin e ardhshëm.

Ndërkohë, Athletico po mban gjithmonë një qëndrim të ashpër kur vjen puna për të ndarë rrugët me yjet e tyre dhe kjo është ajo që ata po bëjnë në rastin e Martinez për momentin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore