Ings për të zëvendësuar Aguerro-n

SHFLETO
Romario Ismailaj
23.03.2021 17:22
Loading Icons...

Manchester City, duket se ka gjetur alternativën me kosto të ulët për të zëvendësuar, Sergio Aguerro-n, që do të largohet në fundin e këtij sezoni. Dany Ings-i i Southampton-it thuhet të jetë lojtari që kërkon City, sipas Sky Sports.

Në fakt, City ka kërkuar nënshkrimin me Erling Haaland-in, i cili është dhe zgjedhja e parë për vijën e sulmit, por është shumë i kushtueshëm. Alternativa e dytë mbetet Ings-i.

Për Haaland-in ka interes nga gjysma e skuadrave të mëdha të kontinentit europian si, Real Madrid-i, Barcelona, Juventus-i, Chelsea, Manchester United-i, Liverpool-i dhe PSG-ja.

Ings është 28-vjeç dhe këtë sezon me Southampton-in numëron, 25 paraqitje. Ku ka shënuar nentë gola dhe ka dhuruar tre asiste.