Shqipëria

Inflacioni në dy vitet e ardhshme mund të jetë 4.5 përqind më i lartë se ai aktual


Projeksionet e bankës qendrore të Shqipërisë tregojnë një rritje potenciale prej 4.5 pikë përqindjeje të inflacionit të vendit për periudhën 2022-2024, pa ndikimin e politikave ekonomike të zbatuara pas një përshpejtimi prej 6.7 për qind në vitin 2022.

“Efektet e para të reagimit tonë janë të dukshme në frenimin e rritjes së inflacionit. Pas një rritjeje progresive deri në tetor, ajo u ngadalësua në 7.4 për qind në fund të 2022 dhe 4.6 për qind në Mars 2023”, tha Sejko, cituar në faqen e internetit të bankës qendrore.

Banka qendrore ngriti normën bazë në 2.75 për qind deri në fund të vitit 2022, nga 0.75 për qind në fillim të vitit.

Norma e politikës u rrit përsëri në mars 2023 në 3 për qind, ndërsa presionet inflacioniste mbetën të larta, tha më herët banka qendrore.

Inflacioni shihet të bjerë gjatë tremujorit të ardhshëm dhe të kthehet në objektivin prej 3 për qind nga mesi i vitit 2024, tha më herët Sejko.

Referuar një raporti të INSTAT-it për muajin mars, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars të vitit 2023 është 5,3 për qind.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7 për qind.

Bëhet fjalë për një tregues si inflacioni që është kërcënuesi kryesor i politikave ekonomike për zhvillim, por edhe një gërryes i të ardhurave të qytetarëve të thjeshtë.

Duket se Indeksi i Çmimeve të Konsumit po bie dhe kjo rënie ende nuk mundet të parashikohet me lehtësi për muajt e ardhshëm.

Për vitin 2022, indeksi vjetor ishte 6.7 për qind dhe pritet të bjerë në nivele më të ulëta, deri në 4-5 për qind me bazë vjetore.

Pjesa më e madhe e përmirësimit në muajin mars është për shkak se treguesi i inflacionit për shërbimet e transportit po bie, megjithëse ngadalë, si dhe një rënie e vogël e inflacionit për të gjitha grupet e tjera me ndikimin më të madh, duke përfshirë një situatë më të lehtë të kostove të burimeve të energjisë, përfshirë karburantet.

Ndikimi parësor në çmimet e konsumit, referuar “AL TAX”, nuk ka ardhur direkt nga politika monetare e rritjes së normës bazë të interesit, por më së shumti edhe si një reagim nga kursi i këmbimit për importuesit, që vlerësohet të ndikojë direkt në vendimarrjen për daljen me çmime më të ulëta në treg.

Nëse rritja ekonomike do të vijojë të ketë varësi në atë masë sa ekonomia shqiptare të performojë kryesisht mbi sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, atëherë situata ekonomike edhe pse mund të duket e mirë statistikisht, treguesit e varfërimit të shtresave më të ekspozuara ndaj inflacionit do të kenë probleme të ngjashme si në vitin 2022.

Madje, do të përballen me shterim të mëtejshëm të kursimeve apo të ardhurave në dispozicion.

Dhe teksa monitoruesit ndërkombëtarë parashikojnë një nivel rritje ekonomike 2 deri në 3 për qind sipas rishikimeve stinore që kryejnë, në Shqipëri rezulton rritje ekonomike edhe përtej parashikimeve të vetë Qeverisë.

Referuar “AL TAX”, një lajm i mirë është që inflacioni në Shqipëri po i përgjigjet shtrëngimit të kredimarrjes dhe kostove monetare, që nga viti i kaluar.

Çka po ndodh me rritjen ekonomike në vitin 2023, vazhdon analiza, në kohën kur Banka e Shqipërisë ushtron presion për ngadalësim me politikat monetare të rritjes së normës së interesit mund të ketë sukses vetëm kur politikat nuk janë në sinkron mes tyre dhe nga ana tjetër është furnizimi me para i ekonomisë nga tregu informal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore