Lajme

Infiltrim i një terroristi të dyshuar në Sderot, autoritetet izraelite ngrenë alarmin


Autoritetet izraelite thonë se ekziston një infiltrim i dyshuar terrorist në qytetin jugor të Sderot-it, sipas agjencisë “The Times of Israel”.

“Për shkak të frikës nga infiltrimi i terroristëve në Sderot, [banorët] duhet të vazhdojnë të mbyllen në shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura dhe të mos dalin jashtë për asnjë qëllim. Ju lutemi mbyllni dyert dhe dritaret dhe vazhdoni t’i bindeni udhëzimeve”, tha komuna e Sderot-it në një deklaratë për banorët.

Pamjet e drejtpërdrejta televizive tregojnë forcat izraelite duke qëndruar roje, në pritje të terroristëve të mundshëm të Hamasit.

Më herët, Forcat Mbrojtëse të Izraelit urdhëruan banorët e Sderot-it dhe Kibbutz Mefalsim aty pranë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në një njoftim të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore