Lajme

Infeksion i traktit urinar, Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në terapi intensive


Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, është shtruar në një spital të Kalifornisë të martën e 12 tetorit, pas një infeksioni të traktit urinar.

Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësi i tij të enjten e 14 tetorit.

Bill Clinton, 75 vjeç, është në terapi intensive dhe sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trupi i tij po i përgjigjet mirë antibiotikëve.

CNN raportoi se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si “sepsë”.

Sipas mediave amerikane, Clinton është në terapi intensive për shkak të privatësisë dhe jo si pasojë e gjendjes së tij.

Zëdhënësi tij sqaroi se Clinton nuk është shtruar nga një infeksion që lidhet me virusin COVID-19.

Në deklaratën e tij, dhënë për mediat, zëdhënësi zbulon se ish-presidenti është falenderues për stafin dhe përkujdesjen e tyre.

Nga raportimet e “The New York Times”, zbulohet se Clinton gjendej në Kaliforni për arsye pune me fondacionin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore