India shpreson që administrata Biden do të ketë një qëndrim lehtësues ndaj Iranit dhe Venezuelës. Ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së do t’i mundësonte Indisë të diversifikonte burimet për importin e naftës.
India është importuesja e tretë më e madhe e naftës në botë .
Ministri i Naftës, Dharmendra Pradhan ka deklaruar që për Indinë, do të ishte zhvillim pozitiv nëse numri i shteteve që mund të eksportojnë naftë rritet.
Ministri Pradhan shprehu pakënaqësitë e tij me Arabinë Saudite, pas njoftimit për shkurtime të njëanshme të prodhimit të naftës.
Sipas tij, ndryshimi i papritur në nivelet e prodhimit e ka vështirësuar planifikimin ekonomik dhe mund të rrezikojë rritjen e inflacionit në vend.
Ekonomia e Indisë varet shumë nga importet e energjisë. Shtetet eksportuese të naftës u përballën me një politikë të jashtme agresive të SHBA-së në vitet e fundit.
SHBA-ja ka kufizuar fuqinë eksportuese të Iranit dhe Venezuelës në industrinë e naftës.
India ndaloi importet nga Irani në 2019 pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit. Irani ka qënë furnizuesi i tretë më i madh i naftës për Indinë.
India bleu 7.65 milionë tonë naftë nga Venezuela, nga janari në tetor të vitit të kaluar, krahasuar me 15.9 milionë tonë në 2019.
Irani ndërkohë, ka njoftuar se do të rrisë eksportet e naftës, duke marrë në konsideratë dyfishimin e eksporteve në Kinë muajin e kaluar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
-
Inflacioni bazë në ulje, kap minimumin e ri në dy vitet e fundit
Lajmet kryesore
-
Rama i përgjigjet sërish Rai-t: Mos bini pre e gabimit të parë, mbylleni këtë faqe jo të lavdishme
-
Balla takon Presidentin e Emirateve, në fokus zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë
-
Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u drejtohen kutive të votimit – nuk raportohet për asnjë parregullsi në procesin zgjedhor