Lajme

India ndaloi një anije ruse me ngarkesë ushtarake


Ambasada ruse në Indi njoftoi ndalimin e një anijeje mallrash ruse në portin indian të Kochi dhe kërkoi një shpjegim për incidentin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

“Ambasada ruse në Indi është në dijeni të ndalimit në portin indian të Kochi-t të një anijeje ruse mallrash në bordin e së cilës u dërguan ngarkesa ushtarake për forcat e armatosura indiane”, theksoi ambasada ruse në një deklaratë.

Sipas informacioneve paraprake, këto veprime kanë të bëjnë me padinë e kompanisë estoneze të shërbimeve “Bunker Partner OU”, e cila pretendon se pronarët e anijes kanë një borxh.

Në të njëjtën kohë, gjykata lejoi shkarkimin e mjetit lundrues, pasi nuk ka lidhje me procesin ligjor.

Më herët, u raportua se Turqia konfirmoi ndalimin e një anijeje mallrash me grurë ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore