Lajme

Indi: Qeveria refuzon emetimet neto zero të karbonit


Aktivistët indianë protestë për lëvizjen klimatike të Premteve për të Ardhmen, në New Delhi

Qeveria indiane, të enjten e 28 tetorit ka bërë me dije se ka refuzuar thirrjet për të shpallur një objektiv të emetimeve neto zero të karbonit. Ajo tha se ishte më e rëndësishme që bota të përcaktojë një rrugë për të reduktuar emetimet e tilla dhe për të shmangur një rritje të rrezikshme të temperaturave globale.

India – emetuesi i tretë më i madh në botë i gazeve serë pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara – është nën presion për të njoftuar planet për t’u bërë neutrale ndaj karbonit nga mesi i shekullit ose rreth e rrotull në konferencën e klimës të javës së ardhshme në Glasgow.

Por, sekretari i Mjedisit, Rameshwar Prasad Gupta, u tha gazetarëve të mërkurën se njoftimi neto zero nuk ishte zgjidhja për krizën klimatike.

“Është më e rëndësishme se sa karbon do të vendosni në atmosferë përpara se të arrini neto zero”, theksoi ai.

SHBA, Britania dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një datë të synuar, të vitit 2050 për të arritur neto zero. Deri në atë moment, ata do të emetojnë vetëm një sasi të gazrave serë që mund të absorbohen nga pyjet, të korrat, tokat dhe teknologjia ende embrionale e kapjes së karbonit.

Kina dhe Arabia Saudite kanë vendosur të dyja objektivat e vitit 2060 për të arritur neto zero, por këto janë kryesisht të pakuptimta pa veprime të prekshme tani, thonë kritikët.

Sipas sekretarit indian, duke nisur nga tani dhe mesi i shekullit, SHBA-të do të lëshojnë 92 gigatonë karbon në atmosferë dhe BE-ja 62 gigatonë, duke cituar llogaritjet e qeverisë indiane.

“Kina do të kishte shtuar 450 gigatonë deri në datën e objektivit të saj zero neto”, theksoi ai.

Përfaqësuesit e afro 200 vendeve do të takohen në Glasgow Skoci, nga 31 tetori deri më 12 nëntor për bisedimet për klimën për të forcuar veprimet për të trajtuar ngrohjen globale sipas Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.

Zyrtarët kanë deklaruar se kryeministri indian Narendra Modi do të marrë pjesë në konferencë si një shfaqje sesi vendi po e merr seriozisht ndryshimin e klimës. Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet.

Tym nga një pirg oxhaku në mullirin e “BlueScope Steel” në Port Kembla, në jug të Sydney, Australi, 8 korrik 2011.

Ndërsa punojnë drejt neto zero, vendet pritet të shpallin objektiva të rinj dhe të përforcuar të ndërmjetëm për uljen e emetimeve.

Ministri i Mjedisit, Bhupendra Yadav, tha se India ishte në rrugën e duhur për të arritur objektivat e vendosura në konferencën e Parisit 2015 dhe e la të hapur derën për rishikimin e tyre. “Të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha ai.

India është zotuar të ulë intensitetin e emetimeve të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të saj nga 33 në 35% deri në vitin 2030 nga nivelet e vitit 2005, duke arritur një reduktim prej 24% deri në vitin 2016.

Disa ekspertë të mjedisit thonë se India mund të konsiderojë uljen e intensitetit të emetimeve të saj deri në 40% në varësi të financave dhe nëse ka akses në teknologjitë më të reja.

Tymi që del nga oxhaqet e rafinerisë Feyzin Total, jashtë Lionit, Franca qendrore, 15 tetor 2021.

Yadav tha se ai do të matë suksesin e konferencës së Glasgow me atë se sa ofroi ajo në financimin e klimës për të ndihmuar botën në zhvillim të ulë emetimet e tyre, duke siguruar rritjen ekonomike.

Edhe pse India është tani një emetues kryesor i gazeve serë, ajo ka kontribuar historikisht vetëm 4% të emetimeve totale që nga vitet 1850, sipas Associated Press.

Por, varësia e Indisë nga qymyri – është konsumatori i dytë më i madh në botë i karburantit fosil dhe ka rezerva të mëdha – ka të ngjarë të vazhdojë.

Një pompë nafte punon në perëndim të diellit në fushat e shkretëtirës së naftës në Sakhir, Bahrein, 30 shtator 2015.

Kërkesa për energji elektrike pritet të rritet – dhe ndërsa pjesa e përgjithshme e energjisë nga qymyri do të vazhdojë të bjerë – Gupta tha se heqja e vendit nga qymyri në këtë pikë do të ndikonte në sigurinë e tij energjetike.

Ndër të tjera një nga ndotësit më të kritikuar në botë, Australia, ka premtuar se do të arrijë emetime neto zero të karbonit deri në vitin 2050.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën e 25 tetorit, ka deklaruar se përqendrimet e gazit serë shënuan një rekord vitin e kaluar dhe bota është shumë larg rrugës për kufizimin e temperaturave në rritje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore