Shqipëria

Indeksi i Çmimeve të Konsumit: 4.2 % rritje këtë korrik në Shqipëri


Për muajin korrik, Indeksi i Çmimeve të Konsumit të vitit 2023 arriti 113,8 kundrejt muajit dhjetor 2020.

Sipas publikimit të fundit nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT), ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2023 është 4,2 %.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 7,5 %.

Kurse ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin qershor 2023 është -0,1 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,20 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,44 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,26 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje; “Argëtim dhe kulturë” me +0,22 pikë përqindje; kurse “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje; “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje; “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje; “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje dhe “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetoretë Indeksit të çmimeve të konsumit (%)

Ndërsa çmimet e grupit “Transporti” me -0,84 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 9,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,0 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,0 %.

Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7 %, “Shërbimi arsimor” me 2,0 %, kurse “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %.

Ndërkohë, “Komunikimi” me 1,2 % dhe “Shëndeti” me 1,1 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 12,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,6 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 13,8 %, “mish” me 11,2 %, “fruta” me 7,0 % dhe “peshk” me 6,1 %.

Nëngrupi “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,6 %, ndërsa “bukë dhe drithëra” me 2,9 %.

Krahasuar me muajin qershor 2023, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9 %, pasuar nga çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 0,7 %, pasuar nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,4 % secili.

“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore