Jetesë & Stil

Incidenti i ngjitëses së flamurit palestinez në statujën e Amy Winehouse po hetohet nga Policia e Londrës


Incidenti i një flamuri palestinez që mbuloi një gjerdan të “Yllit të Davidit” në një statujë të Amy Winehouse po hetohet nga Policia Metropolitane.

Winehouse, e cila vdiq në vitin 2011, në moshën 27-vjeçe, jetonte në lagjen Camden të Londrës, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Statuja me përmasa reale e të ndjerës Winehouse, e cila i përkiste besimit hebre, u përurua në vitin 2014 në Camden Market.

Këtë javë në platformën X/Twitter, u bë viral lajmi se “Ylli i Davidit” ishte mbuluar nga një flamur palestinez në statujën e Amy-t.

“Flamuri u hoq”, tha Camden Market, i cili është një nga destinacionet më të njohura turistike të Londrës.

“Këtë mëngjes u bëmë të vetëdijshëm se një pjesëtar i publikut kishte vendosur një afishe mbi gjerdanin e Yllit të Davidit në statujën e Amy Winehouse në oborrin verior të Camden Market. Ky u hoq menjëherë dhe incidenti u raportua në polici”, tha Camden Market në një deklaratë për X.

“Camden Market mbetet para së gjithash, një vend diversiteti – një destinacion global që mirëpret të gjithë. Çdo formë diskriminimi në pasurinë tonë nuk do të tolerohet”, u tha tutje.

Reagime pati edhe nga ana e autoriteteve të rendit dhe ligjit, kështu një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se gjesti në fjalë “mund të ketë dhimbje dëshpërim tek shumë njerëz”.

“Ne jemi në dijeni të një imazhi që po shpërndahet në mediat sociale që tregon statujën e Amy Winehouse në Camden Market me një ngjitës pro-palestinez të vendosur mbi ‘Yllin e Davidit’. Ne e dimë se kjo do të ketë shkaktuar mërzitje për shumë njerëz. Ne po bëjmë hetime me Camden Market për të përcaktuar rrethanat dhe cilat prova, të tilla si pamjet CCTV, mund të jenë të disponueshme”, tha ai.

Një zëdhënës i Fushatës kundër Antisemitizmit shtoi: “Mbulimi i ‘Yllit të Davidit’, një simbol i njohur i judaizmit, në statujën e një këngëtareje britaniko-hebre, me një ngjitëse të flamurit të Autoritetit Palestinez, është antisemitike. Tani për tani, 69% e hebrenjve britanikë thonë se kanë më pak gjasa të tregojnë shenja të dukshme të judaizmit të tyre. Kur edhe një statujë e një personi hebre nuk mund t’i ikë, a është kjo ndonjë çudi?”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore