
UEFA ka publikuar vendimet ne lidhje me incidentet e ndodhura në sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania”. Sipas organit drejtues të futbollit evropian, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të duhet të paguajë 44 mijë euro gjobë, si dhe stadiumi do të ketë mbyllje të pjesëshme.
Në sfidën e 10 shtatorit, ku kuqezinjtë triumfuan 2-0, ndodhën përplasje mes tifozerive para pak se të niste takimi. Dhe, gjithashtu tifozët shqiptar hodhen flakadan dhe mjete të tjera tymuese duke shkaktuar ndërprerjen e lojës për disa minuta.
Dorës së hekurt të UEFA-s nuk i ka shpëtuar as Polonia. Veç të tjerash, polakët do të duhet të shlyejnë dëmtimet e bëra nga tifozeria e tyre në “Air Albania”.
Vendimi i UEFA-s për FSHF-në
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 30,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit (pra e gjithë tribunës veriore dhe jugore) gjatë ndeshjes së ardhshme (1) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si shoqatë pritëse, për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e sendeve dhe aktet e dëmtimit. Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e kalimeve publike.
- Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj.
- Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta.
- Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore.
- Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave.
- Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mediat e paautorizuara në fushë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto