Shqipëria

Tiranë/Vetëvritet 46-vjeçari me armë zjarri


Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit është regjistruar një incident mbrëmjen e të mërkurës në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake është bërë me dije se personi i përfshirë në incident është vetëplagosur me një armë zjarri.

“Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur me armë zjarri”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore