Aplikacione

Imazhi i krijuar nga AI i Papa Françeskut bëhet viral në Reddit dhe Twitter


I keni parë ato fotografi të Papa Françeskut të veshur me një “pallto gjigante të bardhë”?

Bëhet fjalë për fotografi që janë bërë virale në platformat si Reddit dhe Twitter gjatë ditëve të fundit.

Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të gjenerojë imazhe të rreme jashtëzakonisht realiste.

Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter gjatë fundjavës.

Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë falsifikime të krijuara nga kompjuteri.

Dhe imazhi i rremë mashtroi shumë njerëz, përfshirë influencuesin e ekstremit të djathtë Ian Miles Cheong, i cili shkroi në Twitter: “Papa është një ikonë e modës”.

“Cili do të ishte emri i markës së stilit të jetesës së Papa Françeskut?”, postoi në Twitter Don Moynihan, një profesor në Georgetown.

Përmes AI njerëzit kanë filluar të krijojnë edhe imazhe të rreme të arrestimit të Donald Trump.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore