Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve.
Përmes një postimi në llogarintë e tyre në mediat sociale, IKSHPK-ja ka shkruar se tashmë i njohur varianti indian “Delta”, që sipas tyre është rreziku më i madh në këtë kohë.
“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19! Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital”, ka shkruar IKSHP-ja.
IKSHPK-ja bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të vaksinohen për të mos marrë masa rigoroze gjatë stinës së vjeshtës.
“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas tyre, Kosova është i vetmi vend në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuar nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave, si Astra-Zeneca dhe Pfizer.
“Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”, shkruhet në njoftim.
Pasi që qytetarët kanë pasur rezerva për tu vaksinuar, IKSHPK u bënë thirrje që të tejkalojnë këto hezitime.
Gjithashtu, deri më tash në nivel vendi janë dhënë gati 375 mijë vaksina.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
-
Hoti thotë se besimi në LDK-në është forcuar për shkak të qeverisjes së dobët të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës