Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.
Këtë thirrje e kanë bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas IKSHPK-së, duhet të kenë kujdes të shtuar për ushqimin që konsumojnë.
“Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar IKSHPK.
Disa nga rregullat që duhet me patjetër t’i shmangni dhe si pasojë e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë, disa nga këto:
Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht.
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!
Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.
Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!
Dhe mbi të gjitha është me rëndësi që mirëmbajtja e pastërtisë të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, pasi sipas IKSHPS, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
-
Hoti thotë se besimi në LDK-në është forcuar për shkak të qeverisjes së dobët të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës