Lajme

IEA: Industria globale e energjisë së rinovueshme është rritur me ritmin më të shpejtë që nga viti 1999


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ka dalë në përfundimin se industria e energjisë së rinovueshme botërore u rrit me ritmin e saj më të shpejtë vitin e kaluar.

Pavarësisht nga vështirësitë që ka shkaktuar pandemia, rritja nuk është parë që prej vitit 1999.

Vëzhguesi global i energjisë zbuloi se shpërndarja e projekteve të energjisë së rinovueshme, duke përfshirë fermat e erës dhe projektet e energjisë diellore, u rrit me 45% vitin e kaluar në duke bërë një përparim për industrinë globale.

Kapaciteti i energjisë së erës u dyfishua gjatë vitit të kaluar. Ndërsa energjia diellore u rrit me gati 50% më shumë se rritja e saj para pandemisë.

Kjo e fundit ka ardh për shkak të dëshirës në rritje për energji të pastër nga qeveritë dhe korporatat.

Bumi i energjisë së pastër ka bërë që IEA-ja të rishikojë parashikimet e saj të energjisë së rinovueshme për vitet e ardhshme me rreth 25% nga vlerësimet e mëparshme të rritjes për shkak të zgjerimit më të shpejtë se sa pritej të ripërtëriheshin në Kinë, Evropë dhe SHBA.

Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA-s, tha se qeveritë duhet të “ndërtojnë mbi këtë moment premtues” duke vendosur politika që “inkurajojnë investime më të mëdha në panele diellore dhe në erë, në infrastrukturën shtesë të rrjetit që do të kërkojnë, dhe në mënyra të tjera të teknologjisë së ripërtëritshme të tilla si hidrocentrale, bioenergji dhe gjeotermale”.

“Një zgjerim masiv i energjisë elektrike të pastër është thelbësor për t’i dhënë botës një shans për të arritur qëllimet e saj zero”, shtoi Birol.

Kina mbetet në zemër të rritjes së industrisë së energjisë së rinovueshme pasi llogaritet për më shumë se 40% të rritjes globale në treg për vitet e fundit.

Është gjithashtu një nga furnizuesit më të mëdhenj të lëndëve të para të nevojshme për të bërë turbina ere dhe panele diellore duke përfshirë silic, qelq, çelik, bakër dhe materiale të tjera të rralla të tokës.

Sidoqoftë, Kina është gjithashtu emetuesi më i madh në botë i gazrave serë për shkak të përdorimit të saj të termocentraleve me qymyr për të përmbushur rritjen e kërkesës së vendit për energji.

IEA-ja beson se kërkesa në rritje për energji të pastër në të gjithë Evropën dhe SHBA do ta mbajë rritjen vjetore të industrisë globale afër nivelit të vitit të kaluar.

Heymi Bahar, autori kryesor i raportit i IEA-s, përshkroi bumin e ripërtëritjes të vitit të kaluar si “të pashembullt”, sepse megjithëse përputhej me normën e parë për herë të fundit në vitin 1999, industria është bërë shumë më e madhe në dy dekadat e fundit.

Parashikimet e fundit të IEA-s nuk marrin parasysh presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden, administrata e të cilit pritet të nxisë një normë edhe më të shpejtë të rritjes së burimeve të rinovueshme.

Biden është zotuar të shkurtojë emetimet e SHBA-së në gjysmë në 10 vitet e ardhshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, rritja e industrisë së erës në det të hapur parashikohet të llogarisë një të katërtën e kapacitetit të erës në det të botës deri në vitin 2022. Duke e bërë atë të vetmin vend në botë që ka më shumë energji të erës të gjeneruar në brigjet e saj sesa në tokën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore