Pajisje

Ide kreative për ndërtimin e një pishinë


Shtëpitë me oborre të mëdha janë vendi ideal për ndërtimin e një pishine.

Në shumicën e rasteve nuk ju lejohet të bëni pishinat tuaja, sepse ndërtimi duhet të mbikëqyret nga një inxhinier për t’u siguruar që është në përputhje me standardet.

Puna e ndërtimit të një pishine zgjatë me muaj njëjtë sikurse puna e ndërtimit të një shtëpie.

Në fillim duhet të zgjidhni vendin e duhur të pishinës, pastaj të vendosni për formën dhe thellësinë e dëshiruar, më pas bëhet planifikimi i punëve të vrazhda duke punësuar një grup muratorësh për të gërmuar tokën, për të instaluar linjat e nevojshme hidraulike dhe të rrymës. Procesi i instalimit të një pishine bëhet nga materialet e ndryshme nga tekstili me fije qelqi dhe betoni.

Fillimisht zgjidhni vendin më të përshtatshëm dhe më të mirë të shtëpisë për të ndërtuar një pishinë. Nëse keni hapësirë të mjaftueshme, vendosja e pishinës mund të bëhet pran shtëpisë duke luajtur me forma dhe madhësi të ndryshme.

Ndërtoni një themel betoni për pishinat për të siguruar qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Betoni është materiali më i fort dhe më i qëndrueshëm, por edhe më i shtrenjtë.

Shumica e pishinave në shtëpi janë të punuara nga materialet beton i freskët dhe tekstil me fije qelqi.

Pas përfundimit të gërmimit të vrimës, hapi tjetër është niveli i tokës që do të bëhet nivelimi i tokës në fund të gropës. Ata e mbulojnë pjesën e poshtme me një shtresë të trashë zhavorri, derisa toka të jetë plotësisht e sheshtë.

Shtresa përfundimtare mbrojtëse dhe dekorative e pishinës mund të bëhet me ngjyrë pishine ose me pllaka pishine. Ngjyra e pishinave është variant më i thjeshtë dhe i shpejtë për ta realizuar, si dhe më i lirë, por nuk është afatgjatë dhe duhet të rinovohet çdo sezon. Pllakat e pishinës janë një variant më kompleks për të realizuar shtresën përfundimtare të pishinës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore