Sport

Ibrahimovic nuk mjafton, Udinese shemb Milan-in


Milan është mundur 3-1 nga Udinese në takimin e javës së 27 në Serie A në “Dacia Arena”.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 9 me Rodrigo Pereyra.

Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Zlatan Ibrahimovic realizoi me 11 metërsh, duke barazuar përkohësisht ndeshjen. Goli e bëri suedezin lojtarin më të vjetër që shënon në Serie A.

Mirëpo vetëm dy minuta pas golit të Ibrës, Beto do të ndëshkonte kuqezinjtē. Dhe, pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 2-1 të vendasve.

Në pjesën e dytë, Udinese do të realizonte edhe golin e tretë me Kingsley Ehizibue në minutën e 70.

Me rezultatin e arritur, Milan qëndron në vendin e katërt me 48. Ndërsa, Udinese ngjitet në vendin e tetë me 38 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore