Sport

Ibrahimovic: Manchester United po fokusohen në të kaluarën, jo të tashmen


Zlatan me ish klubin e tij, Manchester United

Ish-sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic beson se ish klubi i tij shqetësohen më shumë për të kaluarën e tyre dhe jo për realitetin aktual.

United shkarkoi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer gjatë fundjavës pas një humbjeje 4-1 përballë Watford-it dhe shumë janë të mendimit se norvegjezi u la në rolin e tij në stolin e Old Trafford për aq kohë sa ishte për shkak të statusit të tij si legjendë e klubit.

“Ata flasin shumë për të kaluarën”, tha Ibrahimovic për Guardian. “Kur shkova atje thashë ‘Unë jam këtu për t’u fokusuar në të tashmen dhe për të bërë historinë time’.

Ibrahimovic ishte në United për vetëm dy sezone, por luajti një rol të rëndësishëm pasi Djajtë e Kuq arritën të fitojnë Kupën e Ligës angleze dhe Ligën e Evropës nën drejtimin e Jose Mourinhos. Që atëherë ata nuk kanë fituar asnjë trofe.

Tani, suedezi është rikthyer në AC Milan në Serie A, ku ai dhe shokët e tij të skuadrës janë udhëheqës të përbashkët përkrah Napolit në Serie A.

Duke folur për kohën që kaloi në Angli, ai tha se cilësia nuk është aq e mirë sa besojnë shumë njerëz.

“Cilësia është e mbivlerësuar në aspektin teknik”, shtoi Ibrahimovic. “Por Premier League ka cilësi të ndryshme”.

“Mund të jesh lojtari më i mirë në botë, por nëse nuk mund ta përballosh atë ritëm, nuk do të kesh sukses.”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore