
Sulmuesi i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, është afër rikthimit në fushat e blerta.
Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme për kuqezinjtë këtë sezon, pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një operacion në gju, i kryer në fund të sezonit të kaluar.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, rikuperimi i Ibra-s po ecën mirë dhe në ditën e djeshme ai për herë të parë është stërvitur në fushën e stërvitjeve në Milanello, kështu duke bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit.
AC Milan : Ibrahimovic de retour contre Tottenham ? https://t.co/D6tJB1HHe1
— Infos Sport (@infossport21) January 25, 2023
Veterani do të vazhdojë të kryejë punë individuale në fushë për momentin përpara se të ribashkohet me shokët e tij të skuadrës, duke mos marrë asnjë rrezik në rikuperimin e tij.
Qëllimi i tij është që të jetë i aftë për ndeshjen e rëndësishëme të Milan-it që kuqezinjtë do të përballen me Tottenham-in në fazën e 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve.
Pra, rikthimi i suedezit do të jetë shumë i rëndësishëm për kampionët e Italisë, duke qenë se ata po kalojnë në një formë shumë të dobët në vitin 2023.
Përveç fitores ndaj Salernitana-s në ndeshjen e parë të këtij viti, Milan-i u eliminua nga Kupa e Italisë nga Torino, u deklasua nga Inter-i në finalen e Superkuëps, si dhe në Serie A barazuan me Romën dhe Lecce-n.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant