Lajme

Ia rrahën djalin me çekiç e boksa të hekurt: Rashiq: Nuk largohem nga politika


Me boksa të hekurt, thika dhe çekiç tha se ia sulmuan djalin të hënën një grup personash në Llapnasellë të Graçanicës politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media të martën.

Rashiq tha se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.

Ai potencoi se dyshon se “sulmi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar”.

“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politikw dhe tentoj të jem sa më objektiv, për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys”.

“Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto”.

“Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollen djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, shtoi Rashiq.

Përkundër kësaj, Rashiq është i vendosur që ta vazhdojë aktivitetin politik.

Për këtë thotë se ka marrë edhe “bekimin” e familjes.

“Mbrëmë e kam pyetur djalin dhe bashkëshorten se a mendojnë që ua kam rrezikuar jetën atyre dhe ata ishin njëzëri që të vazhdoj për të mirën tonë dhe të popullit tonë”.

“Por, në këtë moment falë Zotit me mbështetjen e familjes unë nuk do të largohem nga politika”, përfundoi Rashiq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore