
Policia e Tiranës mëngjesin e 6 janarit ka shpallur në kërkim dy shtetas, ë cilët dyshohen se kanë vjedhur 1 milionë 400 mijë lekë të rinj, 2 mijë e 770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.
Sipas Policisë shtetasit L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, kanë organizuar gjithë skemën e vjedhjes.
Përkatësisht 36-vjeçari ka marrë informacionin se kushërira e tij shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para.
Në bashkëpunim me të dashurën e tij – 26-vjeçaren – ka organizuar vjedhjen e valixhes. Konkretisht ajo ishte paraqitur si udhëtare në linjën e fugonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj., dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave dhe disa bizhuteri floriri. Ndërkohë Policia po punon për kapjen e dy autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
/Albanianpost.com-
Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, Armand Duka: Moment ideal për t’i falënderuar
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Oran 2022: Atleti shqiptar, Burraj shkon në finale
Lajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur