I stresuar nga zhurmat poshtë shtëpisë, italiani qëllon me shigjetë dy peruanë

SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
03.11.2022 15:10
Loading Icons...

Një 41-vjeçar peruan, Javier Romero Miranda, ka ndërruar jetë në një spital të Italisë, në Genova.

Shkaku: qëllimi drejt e në gjoks nga një shigjetë.

Episodi ndodhi gjatë natës në qendrën historike të Maddalena-s.

Një 63-vjeçar, Evaristo Scalco, i cili u arrestua menjëherë nga karabinierët, doli nga dritarja dhe qëlloi me shigjetë.

Kjo pasi, ai ishte bezdisur nga zhurma dhe që po bënin dy peruanët poshtë shtëpisë së tij.

41-vjeçari ishte shtruar në spital, ku mjekët kryen një operacion kompleks për të hequr shigjetën e ngulur në mëlçi.

Megjithatë, pas disa orësh agoni, burri vdiq.

63-vjeçari italian, pa precedentë të tjerë penalë është punonjës i marinës, tani ndodhet në burgun e Marasit.

Ai u tha karabinierëve se ishte i apasionuar pas krijimit të gjërave të reja dhe se armën me të cilën e plagosi 41-vjeçarin e kishte bërë vetë.

Harku u sekuestrua nga karabinierët.

Në shtëpinë e vrasësit, karabinierët gjetën dy harqe të tjera të punuar me dorë dhe rreth gjashtëdhjetë shigjeta.

Banorët e zonës thanë se Scalco nuk ishte shumë i njohur, por për ata që e takuan ai dukej një person i qetë.

Përkundrazi, shumë po drejtojnë gishtin drejt menaxhimit të jetës së natës në distriktin Maddalena-s.

Tregtarët dhe komitetet në muajt e fundit kanë mbështetur vazhdimisht një ndërhyrje më masive nga policia dhe institucionet pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit me zënka të shpeshta të natës.