Kosova

I siguroi vajzës së vet certifikatë kundërligjshëm nga ministria, punësoi mikun e familjes si këshilltar politik për t’i siguruar vizë në SHBA – Kjo është qeverisja me duar të ndyta e Gërvallës


Foto nga Albanian Post

“Tri vjet me faqe të bardhë dhe duar të pastra”, shkroi Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, në llogarinë e saj në Facebook, duke dashur kështu të thotë se në qeverisjen e saj s’kishte korrupsion e nepotizëm, duke harruar krejtësisht se akoma pa iu bërë tri vjet në post pati punësuar mikun e saj të shtëpisë (vëllain e gruas së vëllait) këshilltar politik.

Përveç se nepotizëm i pastër nga Gërvalla, e cila shfrytëzoi postin e ministres për të bërë punësim familjar, personi që e kishte punësuar si këshilltar politik s’kishte lidhje me politikë, pasi është muzikant.

Bëhet fjalë për Donat Krasniqin që është vëllai i Egzona Gervallës, e cila është gruaja e Ergon Gervallës e ky i fundit është hiq më pak se vëllai i Donika Gërvallës.

Gërvalla kishte provuar ta fshihte punësimin e Krasniqit dhe nuk do të kuptohej asnjëherë, sikur Albanian Post të mos siguronte një dokument të brendshëm të MPJ-së ku janë të listuar të gjithë këshilltarët e Gërvallës, që është edhe zëvendës-kryeministre e Kosovës.

E rënda e punësimit të Krasniqit, përveç se familjar i Gërvallës, ka të bëjë edhe me arsyet e punësimit të tij.

Siç i kanë treguar Albanian Post-it burime nga brenda MPJ-së, Donati nuk ishte punësuar që të jap këshilla politike, meqë as nuk merret me politik, por për arsye krejt tjera, prandaj as nuk shkon ndonjëherë në punë.

Si muzikant, Donati kishte nevojë të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton edhe vëllai i tij. Me statusin e punonjësit të MPJ-së dhe pjesë e kabinetit të ministres, ai mund të pajiset me vizë amerikane lehtësisht me rekomandimin e ministrisë.

Kjo ishte edhe arsyeja përse Donati fillimisht u punësua.

Albanian Post pati pyetur MPJ-në për këtë shkelje, por është refuzuar të kthehet një përgjigje prapa.

Megjithatë, nga një e-mail që ka siguruar AP, ku janë të renditur i gjithë kabineti i Gërvallaës, aty figuron edhe Donat Krasniqi si këshilltar politik i jashtëm në mesin e 25 vetave në total sa ka Gërvalla në kabinet.

Nga ta, gjithsejtë 11 janë këshilltarë të ministres.

Donika Gërvalla e punëson familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion është muzikant

Por historia me këtë familjar të Gërvallës nuk përfundon këtu.

Kohë më parë, Gërvalla, me rekomandimin e gruas së vëllait (Egzonës), kishte marrë në punë në ministri edhe të fejuarën e Donatit.

B.G., e fejuara e muzikantit, ishte punësuar nga Gërvalla si asistente ekzekutive.

Situata bëhet qesharake kur B.G-ja, e ardhur në ministri përmes lidhjeve familjare, ishte pushuar nga puna.

Më vonë u kuptua që arsye e largimit ishte fakti që Donat Krasniqi ishte ndarë nga B.G dhe meqë nuk kishin më lidhje familjare, Gërvalla s’pa arsye ta mbajë më gjatë.

AP-së nuk i është përgjigjur as “këshilltari” Krasniqi, në tentimin e mediumit për të komunikuar me të rreth “punës” në ministri.

Punësimi i tij si këshilltar nga Gërvalla është rast tipik i nepotizmit, kishte thënë për Albanian Post, Drejtori ekzekutiv nga organizata jo qeveritare për demokrati, anti-korrupsion dhe dinjitet “Çohu!”, Arton Demhasaj.

Ai shtonte se përveç “nepotizëm”, rasti rendohet edhe më shumë kur dihet se si ishte vetë Lëvizja Vetëvendosje që nga opozita merrej vazhdimisht me raste të tilla.

Fenomeni i nepotizimit/familjarizimit nuk sanksionet me ligje, por politikisht përbën një nga shkeljet me të rënda, sepse minohet parakushti esencial i punësimit meritokratik.

“Nuk ka meritokraci në momentin që je familjar i një ministri/ministrja”, thotë Demhasaj.

Kjo nuk është hera e parë që Donika Gërvalla shfrytëzon ministrinë për kryerjen e nevojave të familjarëve të saj.

Me 8 korrik të vitit 2022 mediumi online Demokracia pati publikuar një dokument që tregonte se si Gërvalla i kishte mundësuar vajzës së vet Nora Schëarz të siguroi certifikatë nga ministria.

Asaj i duhej për arsye të shkollimit të saj në Gjermani dhe Gërvalla ia kishte mundësuar.

Certifikata sugjeronte se Nora Schëarz ka përfunduar një partiakë në ministri, gjë që doli të mos jetë e vërtetë.

Praktika nuk u krye kurrë, por certifikata u morë.

Gërvalla s’e kishte mohuar dokumentin e publikuar e as lajmin, përveç se kishte akuzuar mediat që po merren me të.

Këtu nuk bën të harrohet as këshilltari tjetër i saj, Gani Jakupi, i cili merr rrogë mujore 7 mijë e 500 euro, por që Gërvalla ka refuzuar të tregojë përse saktësisht e ka punësuar Jakupin.

Thoshte se shpejt do ta zbulojë përse ai meriton atë pagë aq të lartë, por kurrë s’tregoi.

Historia e vjedhjes së veturave – Donika dhe Martin ku janë?

E me tw rwnda se tw gjitha kwto mw lartw janw raste si ai i vjedhjes sw disa veturave, apo blerjes sw kundwrligjshme tw tyre.

Në një histori që përmban më shumë shkelje se sa hapa proceduralë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes fiskulturave me ndryshime datash, dokumentesh e personave nënshkrues, kishte realizuar blerjen e disa makinave nga një kompani në Kroaci.

Albanian Post përmes dokumenteve të siguruara dhe burimeve kishte kuptuar se tenderi prej mbi 300 mijë eurove u shpall dhe realizua në kohën kur Martin Berishaj u dekretua ambasador në Kroaci.

Procesverbali i siguruar nga Albanian Post zbulonte se një pjesë e mirë e negociatave me kompaninë dhe konsultimeve për blerje u bënë pikërisht në ambientet e ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Parregullsitë do fillonin qysh në start. Sekretariati i MPJD-së në kundërshtim me praktikat e mëhershme kishte kërkuar të shpallej tender për blerje veturash për misione të caktuara diplomatike të Kosovës kur ato misione nuk kishin kërkuar fare makina dhe s’u duheshin.

Historia e vjedhjes së veturave – Donika dhe Martin ku janë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore