Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari


Policia e Tiranës ka arrestuar Lulzim Halilin, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

42-vjeçari ishte dënuar nga shteti fqinj me 13 vjet e katër muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Operacioni policor i koduar “Aosta” u finalizua nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij në Itali, ku edhe do të vuajë dënimin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore