Lajme

I nxehti ekstrem shkakton 21 viktima në Marok


Në Marok, vetëm në një ditë, janë raportuar 21 të vdekur si pasojë e të nxehtit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë ka paralajmëruar një valë të nxehti në disa zona.

Temperaturat arritën deri në 48 gradë në Beni Mellal.

E diela e 21 korrikut ishte dita me temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Tokë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Copernicus, programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, të dielën temperatura mesatare në tokë ka qenë 17,09 gradë celsius, pak më e lartë se korrikun e vitit të kaluar kur u regjistrua temperatura 17,08 gradë celsius.

Copernicus monitoron temperaturat në Tokë që prej vitit të largët 1940.

Muaji korrik është ai më i nxehti në Tokë, ndërsa rekordi i së dielës vjen në një moment ku shumë vende në planet janë duke u përballur me një valë të nxehti ekstrem.

Afro 100 qytete në SHBA po përjetojnë fillimin e verës më të nxehtë në histori, po ashtu edhe shumë shtete në Evropën Jugore janë duke u përballur me temperatura ekstreme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore