Shqipëria

I moshuari Italian vetëhidhet nga kati i 9-ë në Vlorë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë pasditen e 8 gushtit, kur një shtetas italian i moshuar është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.

Nga njoftimet e para policore, mësohet se 87-vjeçari me iniciale L.B ka qenë një person paraplegjik dhe pas hedhjes, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 3 në Vlorë dhe dyshohet se viktima ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, të cilat kanë çuar edhe në vetëflijimin e tij.

Një grup i posaçëm hetimor ndërkaq po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore