Shqipëria

I dënuar me burg për evazion, policia italiane e gjen shqiptarin nga “patenta e falsifikuar”


Gjatë operacioneve dhe kontrolleve të Policisë së Autostradës së Modena-s është ndaluar më 9 qershor një shtetas shqiptar pasi dispononte një leje drejtimi të falsifikuar.

Burri me banim në Teramo u referua më pas pranë organit gjyqësor të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Reggio Emilia-s.

Por, nga hetimet e mëtejshme të ndërmarra, u zbulua se ndaj shtetasit shqiptar ishte caktuar masa “arrest me burg” dhe i kishte mbetur për të shlyer edhe 6 muaj burg nga dënimi për veprën e evazionit.

“Lidhur me ngjarjen, më 9 qershor në kabinën e pagesës Reggiolo në A22, një patrullë e Nënseksionit Verior të Modena-s gjatë shërbimit të mbikëqyrjes rrugore, iu nënshtrua kontrollit të një kamioni të drejtuar nga një shtetas shqiptar. Në këtë rast, burri paraqiti një leje drejtimi jo të BE-së, gjë që ngjalli disa dyshime në sytë e vëmendshëm dhe skrupuloz të operatorëve”, vëren njoftimi i autoriteteve italiane.

Sipas deklaratës, personeli operativ konstatoi se në dokument paraqiteshin disa sisteme sigurie që nuk ishin në përputhje me modelet e njohura nga FF.OO.

Shoferi u arrestua më pas në ekzekutimin e urdhrit të burgimit dhe u shoqërua në institutin e burgut Sant’Anna në Modena në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Patrulla ka vijuar edhe hartimin e sanksioneve administrative të parashikuara nga Kodi i Autostradës për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi, duke aplikuar edhe ndalimin administrativ prej tre muajsh për vetë mjetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore