Film

‘I am Zlatan’, gati për debutim


Filmi më i ri mbi jetën e futbollistit me famë botërore, Zlatan Ibrahimovic, i titulluar “I am Zlatan” (Unë jam Zlatan) do të ketë premierën në kinema më datë 10 nëntor, në Suedi. Më pas do të shpërndahet në vende të tjera.

Ai tregon mbi jetën e kampionit suedez, rrugëtimin e karrierës së tij, nga Ajax-i, te Juventus-i, Inter-i, Barcelona, Milan-i, PSG-ja dhe Manchester United.

Pjesë e filmit, që luajnë rolin e Ibrahimovic-it në rini, janë edhe dy shqiptarë. Dominic Bajraktari Andersson luan në rolin kur suedezi ishte në moshën 11 – 13-vjeçare.

Granit Rushiti luan rolin kur Ibra ishte 17 – 23-vjeç dhe bëri debutimin me holandezët e Ajax-it.

Skenari i filmit është shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz dhe me regji të Jens Sjorgen.

Xhirimet filluan në tetor 2020 midis Suedisë dhe Amsterdamit, ndalesa e parë jashtë vendit në karrierën e lojtarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore