Lajme

Hyseni publikon parimet mbi bazën e të cilave mund të arrij marrëveshje me subjektet e tjera në Gjilan


Alban Hyseni

Ndershmëria, profesionalizmi dhe transparenca janë tri vlerat kryesore mbi bazën e të cilave Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni do të bashkëqeverisë me ndonjë subjekt politik në Gjilan.

Ai përmes një letre publik ka përmendur parimet për marrëveshje me ndonjë subjekt politik në Gjilan për bashkëqeverisje ku mes tjerash përmendet bashkëqeverisja adeukate dhe e ndershme pavarësisht subjektit.

I pari i Gjilanit ka potencuar se me subjektin bashkëqeverisës do të dakordoheshin për një plan të punës “të cilin do ta zbatojnë bashkërisht”.

“Do të qeveriset duke respektuar normat ligjore pozitive të vendit, duke qenë në shërbim të qytetarëve, duke qenë shembull për respektim të rendit e rregullit, duke garantuar punë në zbatim të programit për qeverisje me qëllim të përmirësimit të kushteteve të jetesës së qytetarëve të Gjilanit”.

“Secili dhe kushdo që vepron kundër dy pikave të para, do të marr përgjegjësi morale, do të shkarkohet e largohet nga qeverisja e përbashkët”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e publikuar nga Hyseni.

Në letrën e Hysenit është theksuar edhe shkarkimi i zyrtarëve pa konsulta paraprake në rast se ngrihet aktakuzë.

Marrëveshja e publikuar nga Alban Hyseni mbi parimet e qeverisjes

Ndryshe gjatë ditës së enjte të nëntë dhjetorit, Alban Hyseni në një ceremoni solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit, është betuar para qytetarëve si kryetari i ri i Gjilanit.

Alban Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore