Hyseni: Kjo është dita e lulëzimit të fitores së re

SHFLETO

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit Alban Hyseni

 

Altina Marmullaku
14.11.2021 21:12
Loading Icons...

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook ka thënë se fushata e tyre është nisur me bindjen se do të sjellin ndryshim historik në Gjilan.

“E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ndërsa, është shprehur se procesi i votimit e vërtetoi që ndryshimi është bërë.

“Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira”.

Duke thënë se janë të sigurt në projektet e programit që i kanë.

“Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë”.

EXIT POLL – Rezultatet në Gjilan

Hyseni ka thënë se tani mund të mbështeteni në zërin e ti të udhëheqjes së re në Gjilan.

“Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit”.

“Ju, mund të mbështeteni në zanin e ri e udhëheqjen e re që e sollëm bashkë”, përfundoi Hyseni.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri tani në komunën e Gjilanit janë numëruar 93,64 për qind e votave.

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,17 për qind të votave apo 20,100 vota, ndërsa Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 48,83 për qind ose 19,177 vota.

Sipas EXIT POLL të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti “Source”, megjithatë rezultati është tejet i ngushtë dhe dallimi vetëm 0.5 për qind.

Haziri del i pari me 50.5% duke përmbysur rezultatin nga raundi i parë, kurse Hyseni 49.5%.