Lajme

Hyseni fton qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Ai ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

Hyseni pas procesit të votimit, para mediave i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë masivisht.

“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët e Gjilanit, dhe të Kosovës, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, për të ndikuar, shprehur mendim dhe bindjen e tyre politike, cilado qoftë ajo”, ka thënë Hyseni.

Ai ka treguar se në Komunën e Gjilanit nuk është shënuar ndonjë parregullsi gjatë procesit të votimit.

Ndërsa, në Komunën e Gjilanit, gara zhvillohet mes Alban Hysenit nga LVV i cili në raundin e parë kishte marrë 19 mijë e 57 vota ose 44,71 për qind dhe Lutfi Hazirit nga LDK i cili kishte marrë 18 mijë e 546 ose 43,51 për qind.

Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore