Nëse po mendoni të përgatisni një darkë me plot shije, atëherë Humusi me Karota është një opsion për të mos u hedhur poshtë.
Përbërësit
500 g karota (të qëruara dhe të prera në copa të vogla)
3 thelpinj hudhër
2 lugë vaj ulliri të virgjër
½ kg qiqra (të shpëlara dhe të kulluara)
350 mili litra lëng perimesh ose ujë
1/2 lugë çaji me sodë buke
1/4 filxhan tahini
3 lugë lëng limoni
2 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji me çimon të bluar (ndryshe cumin)
1/4 filxhan ujë të ftohtë
Majdanoz të freskët dhe fara susami (sipas dëshirës)
Përgatitja
Pasi të keni bërë gati përbërësit, ngroheni furrën në 200 gradë celcius dhe vendosni së bashku karotat dhe thelpinjtë e hudhrës në një letër alumini duke shtuar një lugë gjelle vaj ulliri.
Më pas, shtoni dhe kripë e piper, sipas shijes tuaj. Mbulojini ato me letër alumini dhe piqni për 10 deri në 15 minuta, derisa ato të zbuten dhe të skuqen tërësisht.
Pastaj, lërini të ftohen për disa minuta. Ndërkohë, shtoni qiqrat, lëngun e perimeve ose ujin dhe sodën e bukës në një tenxhere të mesme.
Lërini të zihen për 15 minuta, derisa qiqrat të zbuten dhe lëvozhgat të bien. Kullojini dhe shpëlajini me ujë të ftohtë.
Në ndërkohë, pranë mikserit tuaj shtëpiak bëni gati, karotat e pjekura, qiqrat, tahinin, lënun e limonit, mjaltën dhe qimon. Përsëri, shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.
Gjatë përpunimit në mikser, shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe masën me ujë të ftohtë – përpunojini ato derisa të përftohet një masë e butë dhe kremoze.
Në një enë për servirje shtoni masën kremoze të përftuar nga përpunimi dhe zbukurojeni me majdanoz, pak vaj ulliri dhe fara susami.
Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin