Lajme

Humbjet e jetëve rriten në qytetin ukrainas të Chernihiv


Humbjet e jetëve po rriten në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, me 53 persona të vrarë nga forcat ruse vetëm të mërkurën, tha të enjten guvernatori rajonal.

“Ne po pësojmë humbje të mëdha. 53 qytetarë u vranë dje”, tha Guvernatori Viacheslav Chaus.

Informacioni nuk mund të verifikohej menjëherë. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët, raportoi Reuters.

Kjo vjen pasi forcat e armatosura të Rusisë thanë se kishin goditur një depo ushtarake në rajonin Rivne në Ukrainën perëndimore të mërkurën.

Raketat me precizion të lartë goditën një depo në Sarny, rajoni Rivne, duke shkatërruar objektet e depozitimit të raketave dhe municioneve, tha Ministria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore