Sport

Humbja nga Torino, Pioli detyroi futbollistët të bëjnë gjumin në Milanello


Lojtarët e Milan-it nuk kanë fjetur në shtëpi mbrëmjen e kaluar, pas humbjes 1:0 ndaj Torinos, që solli eliminimin e kuqezinjve në raundin e 1/8-ve të finales në Kupës së Italisë.

Futbollistët e Milan-it e kaluan natën në qendrën stërvitore në Milanello dhe mëngjesin e sotëm e filluan seancën stërvitore.

Nuk ishte një seancë e duhur stërvitore, duke qenë se nuk zgjati as 24 orë, por Stefano Pioli me donte t’u dërgonte një sinjal djemve të tij, të cilët luajtën për rreth 50 minuta me një lojtar më shumë ndaj Torinos dhe përsëri u mposhtën.

Pioli ishte dukshëm i zhgënjyer pas eliminimit të së mërkurës nga Coppa Italia dhe ai dhe stafi i tij analizuan paraqitjen gjatë seancës stërvitore të sotme në Milanello.

Kjo nuk është hera e parë që Pioli përdor një ndëshkim të lehtë pas rezultateve dhe paraqitjeve zhgënjyese.

E njëjta gjë ndodhi në fund të dhjetorit kur ai anuloi një ditë pushimi më 31 dhjetor pas humbjes 3:0 kundër PSV-së në një takim miqësor.

Kuqezinjtë do të përballen me Lecce-n në udhëtim të shtunën në Serie A dhe aktualisht janë shtatë pikë prapa liderit të tabelës Napoli, të cilët të premten do të ballafaqohen me Juventus-in në “Stadio Maradona”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore