Dy të rinj, prej të cilëve njëri shqiptar, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Montorio Romano, në Itali, mbrëmjen e 6 janarit.
Sipas mediave italiane viktimat janë me inicialet D.C, në moshën 23-vjeçare dhe E.V me origjinë shqiptare, 25-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në veri të kryeqytetit. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë është përplasur me murin rrethues të varrezave.
Forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por nuk kanë mundur të shpëtojnë dy të rinjtë.
Viktima me origjinë shqipare, E.V, është transportuar me ambulancë në gjendje kritike dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin “Grottarossa”.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e plota të aksidentit./AlbanianPost.com