Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Sarandës pasditen e kësaj të enjteje të 15 gushtit.
Referuar informacionit paraprak nga Policia, pushuesi me iniciale J. Xh, 78 vjeç, banues në Memaliaj, ka pësuar arrest kardiak.
“Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com