Shqipëria

Humb betejën me Covid-19, gjeneral Ndriçim Sallaku / Kim shpreh ngushëllimet


Tronditen Forcat e Armatosura ditën e shtunë më 20 mars, pasi gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, humbi betejën me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehu ngushëllimet në median sociale Fcebook.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku”.

Peleshi tha se Sallaku u bë një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin. Ai i tregoi aftësitë e tij edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

“Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral”, e mbyll Peleshi.

Përveç Peleshit, dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shprehu ngushëllimet për gjeneralin.

“Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura”.

Meta shkruan se ka shërbyer me angazhim për tre dekada për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

“Ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse”.

Presidenti, gjithashtu tha se Gjenealoi ka dëshmuar vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

“Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta”, e mbyll postimin Meta.

Reagim për humbjen e parakohshme të gjenerali, ka pasur dhe nga Ambasada amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Ajo ka shprehur trishtimin dhe se ndjehet e tronditur nga ky lajm i hidhur.

“Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin”.

Kim shprehu ngushëllimet për familjen e tij. “Pushofsh në paqe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore