Kosova

Tolaj për Albanian Post: Bamieh e sëmurë mendërisht, po përhapë dezinformata – gjykatat më shpallën të pafajshëm


Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, e ka cilësuar ish-prokuroren e EULEX-it, Mariah Bamieh, “të sëmurë mendërisht”, pasi kjo e fundit gjatë një konferencë për media tha se posedonte përgjime për rastin e Tolajt, porse ndërmjetësuesit e tij po takoheshin me gjyqtarin Francesco Flori dhe prokuroren Jaroslava Novotna dhe po mundoheshin ta zhduknin këtë rast.

Tolaj ka thënë për Albanian Post se Bamieh nuk i ka mbetur asgjë tjetër, “përpos me hap dezinformata, rrena gënjeshtra për dështimet e saj jo vetëm profesionale, por edhe si njeri”.

“Persona të sëmurë mendërisht kanë bërë drejtësinë në Kosovë, ndërsa viktimat kanë qenë persona e thjeshtë, ndër ta edhe unë. Ajo s’ka vetëm probleme psikike, por edhe të moralit, por edhe me borxhin që ua ka personave të caktuar interesin e të cilëve e ka mbrojtur sa ka qenë këtu”.

Ai ka theksuar se Bamieh sa mban konferenca do të duhej të kërkojë ndihmë në sistemin nacional shëndetësor në Angli.

Infektolugu Tolaj e ka mohuar se ka poseduar telefon brenda qelisë, siç ka pretenduar Bamieh gjatë konferencës për media në Prishtinë.

“Të gjitha këto elemente janë shqyrtuar në pikë të veçantë të akuzës që ajo e ka bërë gjatë kohës që ajo e ka bërë sa ka qenë gjykimi gjatë vitit 2013, si e tillë është vërtetuar e pasaktë dhe e pabazë”, ka shtuar ajo.

Tolaj ka potencuar se të gjitha akuzat e Bamieh janë hedhur si të pabaza nga gjykatat në Kosovës.

“Kjo mundësinë e ka pasur, por edhe ka shkruar akuzën të cilën Gjykata e ka hedhur si të pabazë, jo vetëm për këtë tentim të ndikimit, por edhe për 21 akuza tjera që janë hedhur poshtë dhe siç e dini edhe ju jam shpallur i pafajshëm nga gjykatat e këtij vendi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore