Kosova

S’ka kuorum – ndërpritet seanca e Kuvendit


Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë bojkotuar seancë e Kuvendit në shenjë proteste për vlerën 105 të koeficientit të pagave, derisa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, është detyruar ta mbyllë seancën në mungesë të kourimit.

“Nuk e kemi koriumin e mjaftueshëm, vazhdojmë nesër në seancën e rregullt”, tha Konjufca.

Paraprakisht, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka adresuar kritika ndaj qeverisë, pasi nga 120 sa ishte vlera e koeficientit për paga në sektorin publik, Qeveria e Kosovës me Ligjin e ri e ka ulur në 105, çka nënkupton paga më të vogla për rreth 80 mijë punonjës të administratës së shtetit në të gjithë sektorët.

“Kjo qeveri që mbron korrupsionin e Martin Berishajt, që rritë tatimin ndaj qytetarëve dhe nuk merr asnjë masë që të lehtëson jetën e qytetareve, nuk mund presësh që të ketë zgjidhje për pagat në sektorin publik. Të paktën ish dashtë ta adresoj inflacionin”, tha Gashi.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, theksoi se shprehin zhgënjimin e tyre për këtë koeficient, për të cilin tha se është një koeficient i mjerimit”.

“Si grup parlamentar kërkojmë nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Tahiri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar largimin e opozitës nga salla e kuvendit duke bojkotuar vazhdimin e seancës së sotme, për shkak të koeficientit për pagat.

”Meqenëse jemi duke qëndruar këtu, opozita e bojkoton seancën sepse janë të pakënaqur me koeficientin. Domethënë ka ardhur këtu opozita, duke kërkuar për me ua plotësuar dëshirat ne këtyre”.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur qeveri të mashtrimeve Qeverinë Kurti.

Ajo theksoi se është dashur diskutim publik lidhur me vlerën e koeficientit.

Nga 120 sa ishte vlera e koeficientit për paga në sektorin publik, Qeveria e Kosovës me Ligjin e ri e ka ulur në 105, çka nënkupton paga më të vogla për rreth 80 mijë punonjës të administratës së shtetit në të gjithë sektorët.

Uljen e vlerës së koeficientit e ka bërë publike vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Vlera nuk do të barazojë atë të vjetrën as në vitin e ardhshëm, meqë është parapara që nga viti 2024 të jetë 110 euro.

Barazi në varfëri, Qeveria e ulë vlerën e koeficientit të pagave për rreth 80 mijë vetave

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore