Shqipëria

Gjermania e heq Kosovën nga lista e shteteve me rrezik të lartë të përhapjes së COVD-it, Shqipërinë jo


Ilustrim

Sipas listës së Institutit Robert Koch, Kosova tani figuron te shtetet që më nuk janë me rrezikshmërisë të lartë të përhapjes së koronavirusit, derisa lista e re ka hyrë në fuqi që nga kjo e diele.

Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim.

Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit.

Shifrat e rasteve me COVID-19 në Kosovë janë ulur dukshëm në ditët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se të shtunën 16 persona janë infektuar nga COVID, por asnjë person nuk ka vdekur.

Ndërkaq numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 280 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 33 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 464.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 7 mijë e 348.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 834 mijë e 857 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 697 mijë e 728.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ndërkaq Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit.

Ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen  edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani. Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezutlati i testit është negativ.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore