Kosova

13 mijë euro gjobë për MPJ’në – s’i deklaruan shpenzimet e Prindon Sadriut


Me 13 mijë euro është dënuar Ministria e Punëve të Jashtme, pasi Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konstatuar se ministria e drejtuar nga Donika Gërvalla – nuk kanë ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit Prindon Sadriu gjatë periudhës shkurt 2019- shkurt 2022.

Sipas vendimit të AIP – MPJ është gjobitur me tre mijë euro për shkak të moszbatimit të vendimit Nr A-272/2022 për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike, derisa 10 mijë të tjera për moszbatimin e vendimit Nr A-272/2022 dhe për pamundësimin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike.

Sipas dokumentit, ky vendim hyn në fuqi shtatë ditë pas publikimit.

Po ashtu, kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë në afat prej 30 ditësh.

Vendimi i plotë i Agjencisë për Informim dhe Privatësi:

Vendimi i plotë i Agjencisë për Informim dhe Privatësi
2: Vendimi i plotë i Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kush është Prindon Sadriu që i pati quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”?

Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i kishte quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pasi raportuan se Osmani, sa ishte deputete, ishte kompensuar me 4 mijë euro, për derivatet e shpenzuara, përkundër se ajo jetonte në Prishtinë dhe sipas rregullores deputetët që jetojnë në kryeqytet nuk kanë të drejtë kompensimin.

Sipas tij e gjithë kjo piketim e Osmanit nga mediat e ka një qëllim, “njollosjen e punës së presidentes”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikes, e persona të përfshir në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork 1 mijë e 200 dollarë ne Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin 50 dollarë për person (drekat e darkat iu shkonin deri në mijëra dollarë)”, pati shkruar Sadriu në rrjetin e tij social në Facebook më 8 shkurt.

“Dhjetëra miliona euro keqpërdorime të qytetarëve përmes të cilave keni blerë televizione, portale e paguani ‘qëpues’ për t’u munduar ta njollosni punën e ndershme të Presidentes. Për juve shteti është vetëm mjet për mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!”.

Ndërsa, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e pati dënuar sulmet e Prindon Sadriut, i cili mediat dhe gazetarëtë i kategorizoi si “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato ‘ndërmarrje të përbashkëta kriminale’”, shkroi AGK.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, të martën vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore