Kosova

Hovenier: Marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-ve e fortë dhe e qëndrueshme


Jeffrey Hovenier dhe ushtarët.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar me ushtarët amerikanë, në Ditën e Falënderimeve në kampet ushtarake Bondsteel dhe Nothing Heel, të cilët i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre.

Përveç kësaj Hovenier përmes një shkrimi në platformën ‘X’, ka thënë se ata janë faktor shumë i rëndësishëm për krijimin e fuqishëm mes marrëdhënies Kosovë – ShBA.

“I nderuar të kaloj Ditën e Falënderimeve në Camp Bondsteel dhe Camp Nothing Hill me anëtarët e shërbimit amerikan që shërbejnë jashtë shtetit dhe larg familjeve të tyre dhe me mysafirë kosovarë”.

“Faleminderit për ushtarët tanë dhe të gjithë nëpunësit tanë publikë, si dhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Në Shtetet e Bashkuara, Dita e Falenderimeve (Thanksgiving Day) është një festë kombëtare.

Në vitin 1621, pionierët e Plymouth-it dhe konfederata e disa tribuve amerikanësh autoktonë, Wampanoag, festuan së bashku festën e të korrave të vjeshtës.

Kjo njihet sot si një nga festimet e para të Ditës së Falenderimeve në koloni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore