Hovenier: Jemi të frustruar me Kurtin, raportet tona veçse janë afektuar – kush thotë ndryshe, thjesht nuk po thotë të vërtetën

Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurti

Dreni Himbeqa
15.02.2024 15:15
Loading Icons...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çështja me dinarin nuk e afekton raportin në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hovenier tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se raporti tashmë është afektuar nga kjo situatë, meqë Kosova nuk është treguar partnere me Amerikën.

“Unë jam i shqetësuar që ka intervista që sugjerojnë që partneritet i SHBA-ve me Kosovën nuk është afaketuar dhe nuk mund të afektohet nga kjo situatë. Duhet të jem i qartë, kjo nuk është aspak e vërtetë, nuk është ky rasti. Kjo situatë veçse ka afektuar kualitetin e partneriteti tonë”, tha Hovenier duke iu referuar deklarimit të Kurtit.

“Çdo sugjerim për të kundërtën (se nuk ka ndikim kjo situatë) tregon për një keqkuptim apo keqprezantim fundamental”, tha Hovenier.

“Jemi të shqetësuar, do të thosha jemi edhe të frustruar që qeveria e Kurtit nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Çdo sugjerim që gjërat janë ‘OK’ dhe se jemi të gjithë në rregull me këtë situatë, thjesht nuk është e vërtetë”, shtoi Hovenier.

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se top-diplomati amerikan O’Brien, ka shprehur keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të SHBA-së.

“Më vjen keq që më duhet të thërras në vëmendje intervistën shumë të qartë dhe me tone të mprehta të O’Brien për këtë çështje. Ai ka kërkuar për partneritet, ka shprehur mërzinë e tij që qeveria e Kurtit s’është përgjigjur ndaj kërkesave tona dhe e ka bërë të qartë që nëse zotëri Kurti nuk do të na trajtojë si partnerë do vë në pikëpyetje se a mund të kemi partneritet me këtë qeveri”.

Sipas Hovenier është e rrallë të dëgjohet O’Brien duke dhënë intervistë me tone shumë kritike ndaj Kosovës.

“Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”.

SHBA-të, sipas Hovenier, kanë shqetësime signifikante me mënyrën se si rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar.

“Ne i kemi ngritur këto shqetësime publikisht dhe privatisht. Ne nuk po sfidojmë nevojën e Kosovës që ajo të rregullojë sektorin financiar”.

Në mënyrë të përsëritur, sipas Hovenier, SHBA-të kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje.

Hovenier ka potencuar se SHBA-të nga Kosova kanë kërkuar dy gjëra.

“Kërkesa e parë është që duhet të ekzistojë një procedurë që Serbia të transferojë para në përputhje me rregulloren e BQK-së, që plotëson standardet dhe praktikat evropiane të qeverisjes së mirë. Vendosja e kësaj procedure duhet të diskutohet në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“Kërkesa e dytë është që ndërkohë po punohet për zgjidhur këtë proces në kohë afatgjate, duhet të ekzistojnë dispozita të përkohshme duke lejuar Serbinë të vazhdojë të ofrojë fonde për shërbimet e nevojshme sociale, duke përfshirë pagesat e përfitimeve sociale si pensionet dhe mbështetjen për sistemin arsimor apo të kujdesit shëndetësor. Deri më tani nuk ka pasur asnjë identifikim apo përpjekje për ta bërë këtë të ndodhë në bazë të përkohshme”.

Sipas Hovenier është e rrallë të dëgjohet në Këshill të Sigurimit të OKB-së të thuhen gjëra kritike për Kosovën.

“Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”.

Të fundit

Aktuale