Kosova

Hoti: Të jesh anëtar i LDK-së, je pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “të jesh anëtar i LDK-së; do të thotë të jesh pasues i (Ibrahim) Rugovës e jo i politikanëve mashtrues”.

“Të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdollojti; të respektosh përpjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Këto komete ai i bëri gjatë festimit të 33 vjetori të formimit të degës së LDK-së në Rahovec, ku edhe i shprehi “mirënjohje e përulje grave e burrave të Rahovecit me rrethinë që iu bashkuan Presidentit Rugova para 33 vitesh në rrugëtimin për Kosovën e pavarur”.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe turmë

Të besosh në ato vlera që u cekën me lartë, Hoti vlerëson që të bëjnë anëtar të LDK-së, dhe këto vlera ish-kryeministri nënvizon se duhet t’i besosh “me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60 për qind e edhe kur bie në 12 për qind.

“Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore