
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci e quajti “analfabet”.
“Inspektor Peci në botën e çudirave. Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Hotit, ministri Peci, “është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës”.
“E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga Defender 2023. E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”.
Hoti ka shtuar se po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe “asnjë shenjë” nuk ka në bujqësi nga puna e Pecit.
“E ftoj zotëri Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati. E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë zero dhe investimet kapitale në bujqësi janë zero”.
“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet”, Peci i kundërpërgjigjet Hotit
Ndërkaq ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e kishte quajtur “analfabet’ ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, pasi i ky i fundit, e ka kritikuar për shpërndarjen e subvencioneve në bujqësi duke thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 “janë zero për qind”.
“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 s’ka pasur borxhe por në këtë periudhë ka pasur aplikim për subvencione”, ka shkruar Peci.
Peci ka potencuar se borxhi i vitit paraprak është zero, “ndërsa borxhet-obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PDK dhe AAK s’votojnë, dështon ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare
-
Përfundon mbrojtja për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka paraqet raport mjekësor
-
E krahasoi Plenkoviç-in me Putin-in, Grliç Radman, Komshiç’it: Deklaratë e papërgjegjshme – je uzurpator i kuotës kroate
-
“Kurti dëshiron të bëhet Zelensky, kam frikë se do të bëhet Aliyev”, thotë Trajkoviç
Lajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së