“Hitleri ishte hebre”, Presidenti izraelit: Lavrov po përhap gënjeshtra antisemite, duhet të kërkojë falje
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, është habitur nga komentet e bëra këtë javë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilat përfshinin pretendimin se “edhe Hitleri kishte gjak hebre”.
Në përgjigjen e tij të parë ndaj kësaj deklarate, Herzog e bëri të qartë se pret që Lavrov t’i tërheqë fjalët e tij dhe të kërkojë falje.
“Në fillim, nuk mund ta besoja se ato ishin thënë nga një ministër i Jashtëm rus. Ata më bënë të zemëruar dhe të neveritur. Gjatë një jave kur kujtojmë Holokaustin, të të gjitha javëve, ministri i Jashtëm rus, Lavrov, zgjedh të përhapë gënjeshtra, gënjeshtra të tmerrshme, me erë antisemitizmi. Pres që ai t’i tërheqë fjalët e tij dhe të kërkojë falje”, deklaroi Herzog.
Ndërsa Herzog nuk beson se komentet e Lavrov-it do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, ato kërcënojnë të hedhin një re mbi to.
“Është e nevojshme dhe e duhur që ai t’i korrigjojë ato vërejtje”, shtoi Herzog, duke vënë në dukje kontributin vendimtar të Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nazistëve.
Qeveria izraelite e ka kritikuar Lavrov-in, duke thënë se pretendimi i tij – i bërë kur flitej për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është hebre – ishte një gënjeshtër “e pafalshme” që poshtëroi tmerret e Holokaustit nazist.
Lavrov këtë deklaratë e ka bërë të dielën, kur u pyet se pse Rusia tha se duhej të “denazifikonte” Ukrainën nëse vetë presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy, ishte vetë hebre.
Izraeli, nga ana tjetër, ka shprehur mbështetje për Ukrainën pas pushtimit rus në shkurt.
Por, i kujdesshëm për dëmtimin e marrëdhënieve me Rusinë, një ndërmjetës fuqie në Sirinë fqinje, ai fillimisht shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Moskës dhe nuk ka zbatuar sanksione formale ndaj oligarkëve rusë.
Megjithatë, lidhjet janë tensionuar më shumë, me Qeverinë izraelite, që muajin e kaluar akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Rikonfirmohet mbështetja e pakusht e Kosovës ndaj Ukrainës kundër agresionit rus
-
Autorja e sulmit terrorist në Stamboll dënohet me 7 burgime të përjetshme dhe 1794 vjet burg
-
Spanja pezull në pritje të reflektimit të Sánchez për dorëheqjen
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Blinken i thotë Pekinit: Ndaloni së fuqizuari Rusinë ose do të përballeni me sanksione
-
Kurti kërkon nga Baerbock vazhdimin e mbështetjes së Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE