
Tetori gjithmonë ia rikthen në memorie Nafijes sëmundjen me të cilën u ballafaqua tri herë radhazi.
Të dorëzohej s’ishte asnjëherë opsion.
Edhe pse rrethanat në të cilat iu shfaq kanceri i gjirit ishin gjithmonë të vështira.
Historia e Nafijes dhe ballafaqimi me sëmundjen është kaq shumë e replikuar në Kosovë.
Edhe Arnisa Osmani, është njëra nga personat që e mundi betejën me kancerin e gjirit.
Përkundër pozitivitetit të Arnisës, beteja s’ishte e lehte.
Muaji tetor në gjithë botën shënohet si muaj i ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com